Leonora Jakupi në zi, i vdes miku i madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Leonora Jakupi në zi, i vdes miku i madh

11:30 | 16 Shkurt 2019

Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë gazetari i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi.

Përveç si gazetar, Hivziu ishte edhe autor i teksteve të këngëve, duke lënë pas vete mbi 1,000 tekste të këngëve hit.

E vdekja e tij e ka pikëluar edhe këngëtaren e njohur kosovare, Leonora Jakupin. Ajo përmes një postimi në Instastory ka shprehur dhimbje për vdekjen e Hivzi Krasniqit, përcjell ORAinfo.

“Lamtumirë mjeshter i shkrimeve, do të na mungosh shumë”, ka qenë reagimi i këngëtares Jakupi pas lajmit se Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë. /ORAinfo/

Komento: