“Lewandowski do të qëndrojë te Bayerni”

11:33 | 13 Prill 2022

Oliver Kahn ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që e lidhin Robert Lewandowskin me Barcelonën.

Ikona e Bayern, Kahn beson se ylli polak do të jetë me skuadrën bavareze edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Ai i çuan të çmendura spekulimet që e çojnë Lewan në ‘Camp Nou’.

“Ne definitivisht do ta kemi Robert me ne edhe për një tjetër sezon”, ka thënë Kahn, transmeton lajmi.

“Ne e dimë se çfarë kemi në të dhe jemi të qetë. Duket se ka një garë se kush thotë gjënë më të pakuptimtë për Robert Lewandowskin”, shtoi ish-portieri gjerman, tani CEO i Bayern.

“Negociatat do të vazhdojnë. Ne nuk jemi të çmendur dhe nuk negociojmë për një lojtar që shënon 30-40 gola për ne secilin sezon”, ka thënë mes tjerash Kahn.

Lewandowski thuhet se tashmë është pajtuar për një kalim te Barcelona. Po ashtu, flitet se polaku është i pakënaqur me kërkesat taktike të Nagelsmann.

Komento: