Lewandowski drejt Barcelonës, kontakton edhe me Xavin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lewandowski drejt Barcelonës, kontakton edhe me Xavin

22:01 | 19 Maj 2022

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me trajnerin e Barcelonës, Xavi, përpara një lëvizjeje të mundshme këtë verë, zbuon Fabrizio Romano.

33-vjeçari po lidhet shumë me një largim nga Allianz Arena në afatin kalimtar të ardhshëm, me polakin që refuzon të vazhdojë kontratën e tij që skadon në 12 muajt e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht këmbënguljes së Bayernit që sulmuesi të mbetet në klub edhe përtej verës, Lewandowski zbuloi në fundjavë se ai beson se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për kampionët e Bundesligës.

Përveç deklaratës zbuluese të Lewandowski, eksperti i transferimeve Romano ka raportuar përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter të enjten se sulmuesi ka qenë në kontakt me Xavi në dy raste./ORAinfo/

Komento: