Lewandowski te Barcelona, komplikohet gjithçka – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lewandowski te Barcelona, komplikohet gjithçka

20:16 | 26 Qershor 2022

Barça po përgatit ofensivën e fundit për Lewandowski. Negociatat do të fillojnë javën e ardhshme dhe ato do të jenë të vështira.

Plani i Barçës dhe ai i Bayernit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndërsa Barça synon të nënshkruajë me polakin për 40 milionë euro, ‘Sky Sport’ pretendon se bavarezët nuk do të pranojnë më pak se 60 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Ana pozitive është se, sipas këtij burimi, Bayern ka ndryshuar mendje në orët e fundit pas një takimi mes klubit dhe lojtarit në Mallorca. Klubi e kupton që Lewandowski dëshiron të largohet dhe rrjedhimisht do ta nxjerrë në shitje.

Mynihu po mendon të dorëzohet, por vetëm deri në një kufi. Ata planifikojnë të kërkojnë 60 milionë euro për Lewandowskin, shifër që klubi ‘Cule’ nuk ka ndërmend ta paguajë.

Katalanas besojnë se 40 milionë është tashmë një ofertë shumë joshëse duke pasur parasysh se mund të presin dhe ta marrin falas brenda një viti./ORAinfo/

Komento: