Liverpool gjen zëvendësuesin e Mane’s

20:31 | 02 Qershor 2022

Sipas një raporti, Liverpool është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Watford, Joao Pedro, si një zëvendësues i mundshëm për Sadio Mane.

Mane ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje te Bayern Munich këtë verë, pasi ai hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në Anfield, por sulmuesi senegalez ende nuk ka publikuar një vendim për të ardhmen e tij, përcjell ORAinfo.

Nëse 30-vjeçari largohet nga skuadra e Jurgen Klopp në afatin kalimtar të ardhshëm, Mane do t’i bashkohet Divock Origi-t për t’u larguar nga nënkampionët e Premier League, ndërsa sulmuesi i tij Takumi Minamino gjithashtu është lidhur me një largim këtë verë./ORAinfo/

Komento: