Liverpool nuk e ka ndërmend ta shesë këtë lojtar

12:47 | 20 Qershor 2022

Është duke u kërkuar nga shumë skuadra, mirëpo Liverpool nuk e ka ndërmend ta shesë.

Alex Oxlade-Chamberlain po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpool, por Liverpool Echo raporton se Reds nuk kanë ndërmend ta shesin atë këtë verë, përcjell ORAinfo.

Ata janë të përgatitur të mbajnë mesfushorin ndërkombëtar anglez si një opsion skuadre, ndërsa vetëm ofertat për një transferim të përhershëm – pa marrëveshje huazimi – do të diskutohen për mbrojtësin e Uellsit, Neco Williams./ORAinfo/

Komento: