Liverpool vëzhgon yllin e Seria A

19:02 | 08 Prill 2022

Liverpooli, po vazhdon të kontrollojë qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer, përpara një lëvizjeje të mundshme të verës në Anfield, megjithëse Inter dhe Juventus po tregojnë gjithashtu interes të madh.

Interi ka zhvilluar tashmë bisedime për një transferim të mundshëm dhe konsiderohet si favorit i fortë për nënshkrimin e brazilianit, me Juventusin gjithashtu që po ndjek me vëmendje zhvillimet, përcjell ORAinfo.

Bremer vlerësohet në 25 milionë euro (21 milionë £/27 milionë dollarë), dhe Torino pritet ta humbasë atë në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: