Lojtari i Chelseas përfundon në Amerikë

20:30 | 05 Gusht 2022

FC Cincinnati ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shteteve të Bashkuara për meshkuj Matt Miazga nga Chelsea.

27-vjeçari kishte kaluar më shumë se gjashtë vjet në klubin e Premier League, por arriti vetëm dy paraqitje gjatë asaj kohem përcjell ORAinfo.

Pas disa huazimeve me klube të tjera evropiane, duke përfshirë Reading dhe Anderlecht, Miazga është rikthyer në MLS dhe ai mezi pret të bëjë një fillim të ri./ORAinfo/

Komento: