Lukaku befason me numrin e fanellës që ka zgjedhur! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lukaku befason me numrin e fanellës që ka zgjedhur!

22:44 | 29 Qershor 2022

Lukaku zgjedh një numër të pazakontë në fanellë tek Interi

Tashmë çdo gjë është zyrtare. Romelu Lukaku do të jetë pjesë e Interit për sezonin e ardhshëm.

Njoftimi vjen nga vet llogaria zyrtare e zikaltërve në Twitter.

Lukaku do të jetë pjesë e Interit për sezonin 2022/23 në formë huazimi.

Ndërkohë, ai ka zgjedhur fanellën me numrin 90 në të.

Kur ishte pjesë e Interit, ai kishte fanellën me numrin 9, numër të cilin e pati edhe te Chelsea sezonin e fundit.

Komento: