Lukaku dëshiron ta vesh këtë fanellë sezonin e ardhshëm

11:59 | 03 Qershor 2022

Romelu Lukaku e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Ishull, belgu i ka kërkuar londinezëve që ta lejojnë të transferohet tek Interi.

Përkundër që erdhi me shumë bujë në “Stamford Bridge”, lojtari nuk bindi aspak me paraqitje tek ish-kampionët anglezë.

Mbetet të shihet nëse do të mbetet vetëm dëshirë e lojtarit apo do të ndodh përnjëmend kthimi i tij tek “Zikaltrit”.

Komento: