Lumja nuk u martua me dasmë, por a i ka në qejf ajo vellot e nuseve

22:31 | 12 Mars 2019

Lumja është bashkëshortja e presidentit të vendit.

Martesa e tyre ishte pa shumë zhurmë.

U njohën në vitin 1993, atëherë kur Lumnija kishte nisur studimet në Universitetin e Prishtinës , ndërsa Hashimi ishte në përfundim para diplomimit.

Lidhja e tyre zgjati disa vjet,derisa ata vendosën të martoheshin, në vitin l997, atëherë kur Lumnija niset për në Zvicër , atje ku dhe ishte vendosur për të jetuar përkohësisht Hashim Thaçi.

Nuk kishin as dasmë të madhe, as fustan nusërie dhe as shumë të ftuar, shkruan Kosovarja .

Dhe, kështu nisën jetën e tyre bashkëshortore Presidenti aktual i Kosovës dhe zonja e parë e vendit.

Ju kujtojmë se çifti e kanë një djalë, Endritin , i cili nuk është i panjohur personazh, sidomos i faqeve roze, tek shpeshherë shkruhet për lidhjet e tij me femra dhe jetën e tij luksoze.

Komento: