Maldini bën punë të madhe, transferon dy yjet e Manchester United për 30 milionë euro

12:36 | 23 Qershor 2022

Milan transferon dy yjet e Manchester United për 30 milionë euro.

Goditje surprizë, Milan për shopping në Angli.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe në San Siro priten disa përforcime gjatë këtij afati kalimtar.

Milan pritet të transferojë një mbrojtës, një mesfushor dhe dy sulmues, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar dy emra të rinj për të cilët Rosonerët janë futur në garë.

Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e dyshes së Manchester United, Anthony Martial dhe Eric Bailly.

Te Milani besojnë se Martial dhe Bailly mund ta gjejnë formën e duhur në San Siro dhe për shërbimet e tyre do të paguajnë 30 milionë euro.

Komento: