Maldini heq dorë nga përpjekjet për transferimin e yllit nga Sassuolo

12:00 | 06 Gusht 2022

AC Milan i është ofruar mundësia për të nënshkruar me mesfushorin Davide Frattesi nga Sassuolo, por drejtuesit e Milan nuk do të shqyrtojnë arritjen e një marrëveshje.

Sipas edicionit të sotëm të Corriere della Sera, agjenti i Davide Frattesi i propozoi Milanit mesfushorin e Sassuolos, duke e ditur se ata ende po kërkojnë një përforcim në atë departament pas largimit të Franck Kessie dhe mosarritjes së transferimit të Renato Sanches, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, problemi është çmimi i italianit, sepse agjenti i Frattesit e bëri të qartë në bisedime se neroverditë kërkojnë 25 milionë euro për të shitur ish-lojtarin e Romës, një shifër që kuqezinjtë nuk mund ta shpenzojnë pasi kanë shpenzuar tashmë 35 milionë euro për Charles De Ketelaere.

Prandaj, Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë më shumë gjasa të shkojnë për një profil që mund ta sigurojnë pa bërë një shpenzim kaq të madh ekonomik, duke qenë se duhet të nënshkruhet edhe një qendërmbrojtës. /ORAinfo/

Komento: