Maldini planifikon shkëmbimin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Maldini planifikon shkëmbimin e madh

09:20 | 22 Qershor 2022

Maldini projekton shkëmbimin: Ylli i Napolit transferohet te Milani.

Shkëmbim spektakolar, ylli i Napolit transferohet në San Siro.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe në San Siro pritet të arrijnë disa përforcime.

Divock Origi do të kryej sot testet mjekësore për të firmosur më pas me Rosonerët, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar një goditje surprizë nga Milani.

Calcio Mercato, shkruan se Maldini synon transferimin e Hirving Lozanos nga Napoli dhe madje ka gati ofertën për Napoletanët.

Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Napolit kartonin e Ante Rebic në këmbim të sulmuesit meksikan.

Milan është në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Lozano do të ishte përforcimi ideal.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe përveç kartonit të Rebic, Milan do të duhet të ofrojë edhe një shumë parash për të siguruar shërbimet e Lozanos.

Komento: