Maldini takohet me agjentin e sulmuesit të Salzburgut

18:11 | 30 Qershor 2022

AC Milan është gjithmonë në kërkim të talenteve në treg dhe ndërsa rinovimet e Maldinit dhe Massara kanë vonuar gjithçka, puna është ende në vazhdim.

Në fakt, Maldini së fundmi ka pasur një takim me një agjent.

Situata në klub është mjaft e pasigurt për momentin, por Maldini dhe Massara pritet të nënshkruajnë së shpejti rinovimet.

Merkato do të zhbllokohet pas kësaj dhe Milani ka disa objektiva në mendje, përcjell ORAinfo.

Siç shihet në foton më poshtë, agjenti Elvis Basanovic i Pro Transfer Agency ka pasur një takim me Maldinin në Casa Milan së fundmi.

Një nga klientët e tij është sulmuesi i Salzburgut, Benjamin Sesko, i cili la përshtypje sezonin e kaluar në moshën 19-vjeçare.

Duket se Sesko mund të arrijë këtë verë në ‘San Siro’ si një talent sulmues premtues. /ORAinfo/

Komento: