Man United e zyrtarizon numrin e fanelës për Casemiron

14:28 | 26 Gusht 2022

Manchester United ka konfirmuar se Casemiro do të mbajë fanelën me numrin 18.

Një ditë pasi u prezantua zyrtarisht në skuadër, Casemiro ka stërvitur normalisht me skuadrën dhe është i gatshëm për debutim në sfidën ndaj Sauthampton.

Numrin 18 në sezonin e parë te United e mbante Bruno Fernandes, ndërsa dikur e kishte edhe legjendari Paul Scholes.

Komento: