Sipas 90Min, Manchester United ka bërë një ofertë të përmirësuar prej 50 milionë euro (42 milionë funte), për objektivin prioritar, Lisandro Martinez.
Man Utd është i bindur se oferta e tyre i plotëson kërkesat e Ajax-it dhe ata parashikojnë të jenë në gjendje të përfundojnë nënshkrimin së shpejti. Madje mendohet se aktualisht ka plane për zhvillim të testeve mjeksor, shkruan ORAinfo.
Arsenali bëri qasje zyrtare për të blerë edhe argjentinasin, por tani duket se Man Utd do të nënshkruajë me 24-vjeçarin./ORAinfo/