Man Utd, konfirmon largimin e parë nga klubi

18:43 | 02 Qershor 2022

Jesse Lingard, do të largohet nga Manchester United këtë verë, konfirmoi klubi të mërkurën.

Kontrata e ndërkombëtarit anglez skadon në qershor dhe nuk do të rinovohet përpara sezonit të ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Largimi i Lingard u njoftua vetëm disa orë pasi Man Utd konfirmoi se Paul Pogba ka luajtur gjithashtu ndeshjen e tij të fundit për klubin./ORAinfo/

Komento: