Man Utd- Morata, vjen lajmi i papritur

13:09 | 14 Gusht 2022

Manchester United thuhet se ka zhvilluar diskutime me Atletico Madridin për një marrëveshje të mundshme për Alvaro Morata-n para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Cristiano Ronaldo tani mund të mbetet në Old Trafford këtë verë, ndërsa Anthony Martial është rikthyer në klub pas një huazimi në Sevilla, por Djajtë e Kuq nuk kanë opsione në qendërsulmues, përcjell ORAinfo.

Martial u lëndua sërish kundër Brentford të shtunën, me Ronaldon që luajti në mes në atë që u dëshmua të ishte një humbje 4-0 për 20 herë kampionët e Anglisë.

Man United pritet të nënshkruajë me një sulmues të ri gjatë dy javëve të ardhshme, dhe sipas The Athletic, një lëvizje për Morata është një mundësi e vërtetë.

Raporti pretendon se Djajtë e Kuq kanë zhvilluar tashmë diskutime me Atleticon, të cilët kanë informuar klubin e Premier League se reprezentuesi spanjoll do të kushtonte rreth 30 milionë funte./ORAinfo/

Komento: