Manchester United kërkon transferimin e talentit të Real Madridit

11:32 | 03 Tetor 2019

Martin Odegaad po shkëlqen këtë sezonë me Real Sociedad.

Manchester Unitedi ka hyrë në garë për mesfushorn e Real Madridit, Martin Odegaad, raporton The SUn.

Për 20 vjeçarin kanë shprehur interesim edhe Liverpooli e Arsenali.

Ylli norvegjez momentalisht është në huazim te Real Sociedadi në kërkim të rigjetjes së formës së tij më të mirë.

Klubet angleze shpresojnë që të sigurojnë shërbimet e tij për një çmim rreth 28 milionë euro, në rast se Real Madridi vendos ta shesë atë.

Komento: