Marina u aksidentua me makinë, por u mbajt e fsheht, ja si shpëtoi ajo pas aksidentit

19:37 | 10 Mars 2019

Përplasja me makinë e Marina Farës që u mbajt e fshehtë

Edhe pse është një juriste me profesion që ka shumë ndjekës si modele “Instagram”-i, Marina Fara njihet si vajza seksi e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila për shkak të pamjes së saj ka më shumë ndjekës se e ëma.

Jo rrallëherë Marina ka qenë në qendër të mediave rozë, më së shumti për jetën private, por një ngjarje të rëndë të jetës së saj ajo është përpjekur ta mbajë të fshehtë në fund të vitit që lamë pas.

Bëhet fjalë për një aksident me makinë që ajo ka bërë natën e 8 dhjetorit, ndërsa kthehej nga Pallati i Kongreseve në Tiranë ku kishte shkuar për të ndjekur të ëmën në finalen e madhe të Festivalit të 20-të të “Kënga Magjike”, në duetin e saj me Aurela Gaçen.

Miq të afërm të saj kanë njoftuar se Marina pësoi lëndime dhe përfundoi në spital nga ky aksident i rrezikshëm i orëve të vona, por që për fat e kaloi shpejt dhe tani është shëndoshë e mirë. Duke qenë se i porositi njerëzit e afërt dhe miqtë të mos flisnin për këtë ngjarje, lajmi mbeti sekret për disa muaj.

Ndërkohë që kjo ngjarje ka shërbyer si periudhë reflektimi dhe vlerësimi të jetës për nënë e bijë, të cilat binin në sy pasi shpesh postonin foto së bashku të shoqëruara me statuse ku falënderonin Zotin. Edhe pse postimet gjatë periudhës së rehabilitimit nuk ishin të shpeshta, direkt pas shërimit Marina u është rikthyer postimit edhe të videove, me të cilat u tregonte ndjekësve se ishte ngritur sërish në këmbë dhe gëzonte shëndet të plotë.

Komento: