Marotta thyen heshtjen, tregon për situatën me Dybalan, Lukakun dhe Skriniar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Marotta thyen heshtjen, tregon për situatën me Dybalan, Lukakun dhe Skriniar

10:58 | 28 Qershor 2022

Marotta jep të rejat rreth Lukaku, Dybala dhe Skriniar.

Inter vazhdon të jetë në ndjekje të kompletimit të dy lëvizjeve të mëdha këtë merkato.

Shefi ekzekutiv i Inter, Beppe Marotta ka dhënë disa komente lidhur me situatën e Inter në merkato.

Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala janë dy emrat më të lakuar sa i përket opsioneve për t’u afruar, kurse Milan Skriniar pritet të largohet.

Për të gjithë të lartpërmendurit, Marotta ka dhënë të rejat.

“Kemi monitoruar situatën por tani jemi në një fazë ku duhet të marrim një vendim dhe të formalizojmë operacionin”, ka thënë Marotta, transmeton lajmi.

“Për Dybala, nuk e fsheh faktin se kemi takuar përfaqësuesit e tij. Ne duam të eksplorojmë mundësitë. Akoma s’ka marrëveshje. Për të finalizuar marrëveshjen duhet të kemi takime të rëndësishme”, shtoi CEO i Inter.

Tutje, shefi ekzekutiv foli edhe për mundësinë e largimit të Skriniar.

“Ne do ta vlerësojmë situatën me qetësi. Ne kurrë nuk duam të dorëzohemi për një lojtar tonin, vetëm nëse ai vjen dhe kërkon transferimin. Në të, sikur me lojtarët tanë tjerë, ka interesa nga shumë skuadra”, shtoi Beppe Marotta.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijë të finalizojë marrëveshjen për Lukaku ose Dybala. Belgu është më afër.

Komento: