Mbrëmë në Big Brother dolën skenat e saj me Andin, ky është reagimi i Gresës pas atyre pamjeve

20:00 | 21 Tetor 2023

Gresa Hoti është modelja e cila u bë akoma më e njohur pas pjesëmarrjes në Big Brother.

Ajo brenda shtëpisë krijoi një lidhje dashurie me Andin, përcjell ORAinfo.

Mirëpo kjo lidhje nuk zgjati edhe shumë dhe tani të dy po e vazhdojnë jetën e tyre të ndarë.

Mbrëmë në fillim të Big Brotherit dolën pamje të Gresës dhe Andit, por duket se bukuroshja nuk do t’ia di për to.

Ajo ka publikuar fotografi me mikeshat e saj, duke e shijuar natën./ORAinfo/

Komento: