“Mbreti Shqiptar”, Edi Rama reagon pas fitores së Florian Markut

23:10 | 25 Gusht 2022

Edi Rama pas fitores së Florian Markut: “Mbreti Shqiptar”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i lumtur për fitoren e boksierit shqiptar, Florian Marku, kundër meksikanit, Miguel Parra Ramirez.

“Albanian King” ose në shqip “Mbreti shqiptar”, janë fjalët e Ramës për Markun.

Më këtë fitore, Marku siguroi titullin e përkohshëm kampion bote në WBC, njofton Klan Kosova.

Dyluftimi është zhvilluar në “Air Albania” në Tiranë.

Komento: