Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Ballkani-Shkupi

20:56 | 25 Gusht 2022

Ballkani-Shkupi, mbyllet pjesa e parë.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0, me shumë pak raste të krijuara, shkruan Gazeta Express.

Momenti kulminant i kësaj pjese ishte në minutën e dytë, kur Abdullai u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke e lënë Shkupin me 10 lojtarë në fushë.

Përkundër kësaj, Ballkani nuk arriti të krijonte epërsi.

Me këtë rezultat, Ballkani shkon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pas fitores në ndeshjen e parë 1:2.

Komento: