Mbyllet pjesa e parë: Real Madrid po humb ndaj Chelsea

21:54 | 12 Prill 2022

Përfundon pjesa e parë: Real Madrid në disavantazh ndaj Chelsea.

Ka përfunduar pjesa e parë në “Santiago Bernabeu” në mes të Real Madridit dhe Chelseas, në kuadër të çerekfinales së dytë të Champions League.

“Blutë” e Londrës janë duke avancuar me rezultat 1-0 pas golit të Mason Mount në minutën e 15’.

Përkundër përpjekjeve, Real Madrid ende nuk ka arritur ta rrezikojë seriozisht portën e Mendyt.

Me rezultatin aktual, “Los Blancos” kualifikohen tutje, falë rezultatit 1-3 në ndeshjen e parë.

Komento: