Përfundon pjesa e parë: Roma në epërsi ndaj Feyenoordit.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Roma – Feyenoord, e vlefshme për finalen e Conference League.
Skuadra e Jose Mourinhos aktualisht është duke udhëhequr 1-0, falë golit të Nicolo Zaniolo në minutën e 32.
Pjesa e parë ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por munguan rastet e pastra për gol.
Gjatë 45-minutëshit të parë, Roma u detyrua ta zëvendësojë Mkhitaryanin pasi pësoi një lëndim në fillim të ndeshjes.