Me këngë kushtuar ditës së kanagjegjit, vjen këngëtarja Saranda Krasniqi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Me këngë kushtuar ditës së kanagjegjit, vjen këngëtarja Saranda Krasniqi

21:54 | 07 Shkurt 2019

Këngëtarja e mirënjohur, Saranda Krasniqi sapo ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook një interpretim të këngës kushtuar vajzave në ditën e martesës.

Janë shkruar e kënduar shumë këngë të zhanrit të tillë, mirëpo Krasniqi, këngën e cila është bërë hit në të gjitha kanagjegjet e vajzave e kënduar për herë të parë nga Shyhrete Behluli, Krasniqi e ka sjellur ndryshe me zërin e saj të ëmbël.

Saranda Krasniqi këtë performancë e ka realizuar se bashku me bashkëshortin e tij derisa në fund të kësaj përformance iu bashkua edhe vjaza e saj Sidorela, e cila është duke shkuar në hapat e nënës së saj me zërin mahnitës që e ka trashëguar.

Ndryshe, Saranda Krasniqi është shumë e kërkuar nga publiku kosovarë e më gjërë, ndërsa videot e saj kanë prekur miliona klikimesh.

Për më shumë mund ta dëgjoni këngën:

Komento: