Me këtë treshe sulmuese, Xavi synon ta rikthejë Barcelonën e frikshme

23:01 | 20 Maj 2022

Robert Lewandowski i Bayern Munich dhe Raphinha i Leeds United janë të kërkuar nga trajneri i Barcelonës, Xavi për të formuar vijën e tij të re të frontit, raporton Mundo Deportivo.

Xavi thuhet se po planifikon një “treshe” të re sulmuese me Lewandowski, Raphinha dhe yllin e Barçës, Ansu Fati, përcjell ORAinfo.

Me Lionel Messin, Sergio Aguero dhe Antoine Griezmann që janë larguar së fundmi nga Barca, Xavi dëshiron të rikthejë një identitet në sulmin e tij./ORAinfo/

Komento: