Më në fund Edita Tahiri zbulon përse nuk u martua

12:09 | 07 Mars 2019

Edita Tahiri për herë të parë ka treguar pse nuk është martuar asnjëherë.

Ish-ministrja e integrimeve, Edita Tahiri për herë të parë për publikun shqiptar rrëfen të pathëna nga jeta e saj private, shkruan lajmi.

Ajo po ashtu ka treguar arsyen se përse nuk është martuar asnjëherë, gjersa thotë se ka qenë e dashuruar.

“Deri tani nuk jam martu. Vështirë është me dhanë shpjegimin, sepse kur zhvillohet jeta, njeriu ndalet kohë pas kohe reflekton, bën balanset dhe e sheh se si është vendosur në raport me jetën, apo me burrin, apo me fatin jetësor. E para nuk është që nuk kam pas pjesë të jetës së dashurisë, por koha e vendimeve për martesë në kohën time, unë jam në moshë 62 vjeçare”, ka thënë Tahiri.

Komento: