Më në fund Manchester United arrin transferimin e një lojtari në afatin e verës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Më në fund Manchester United arrin transferimin e një lojtari në afatin e verës

19:29 | 28 Qershor 2022

United afër transferimit të Malacias, e rrëmben lojtarin nga duart e Marseille

Manchester United janë shumë afër transferimit të Tyrell Malacia.

Siç raportohet nga gazetari, Fabrizio Romano, Manchester United është pranë nënshkrimit me Tyrell Malacian.

Malacia kishte marrëveshje të plotë me Marseille, por United u fut në garë në momentet e fundit, kështu është shumë pranë që ta rrëmbejë nga duart e francezeve lojtarin, përcjell lajmi.

Ndërkaq, tani këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Feyenoordit, Frank Arnesen, i cili e pranoi që marrëveshja me United është arritur.

“Marrëveshja me Manchester United është arritur. Tani jemi duke pritur vendimin e Tyrell. Nëse Malacia thot po, atëherë transferimi i tij te United është çështje kohe”, tha Arnesen.

Siç bëhet e ditur, marrëveshja mes United e Feyenoordit është arritur, ku “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 15 milionë eurosh, plus bonuset./Lajmi.net/

Komento: