Memli Krasniqi uron KF Ballkanin: Jemi të gjithë me ty

22:41 | 25 Gusht 2022

Memli Krasniqi: KF Ballkani – jemi të gjithë me ty.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se KF Ballkani bëhet ekipi i parë nga Kosova që kualifikohet në fazën e grupeve të një gare evropiane në futboll.

Sipas tij, kualifikimi për në Ligën e Konferencës, të cilën aktualisht e mbretëron Roma e Mourinhos, është krenari për futbollin kosovar.

“Uroj nga zemra futbollistët, trajnerët, udhëheqësit e klubit, Suharekën por edhe gjithë Kosovën, për këtë arritje të jashtëzakonshme. Garë të mbarë e të suksesshme në grupe. Ballkan – jemi të gjithë me ty”.

Postimi i plotë:

Historike! KF Ballkani bëhet ekipi i parë nga Kosova që kualifikohet në fazën e grupeve të një gare evropiane në futboll.

Kualifikimi për në Ligën e Konferencës, të cilën aktualisht e mbretëron Roma e Mourinhos, është krenari për futbollin kosovar. Uroj nga zemra futbollistët, trajnerët, udhëheqësit e klubit, Suharekën por edhe gjithë Kosovën, për këtë arritje të jashtëzakonshme. Garë të mbarë e të suksesshme në grupe. Ballkan – jemi të gjithë me ty!

Komento: