Merr fund dilema! Për këtë klub do të luajë Silva

20:31 | 26 Gusht 2022

Pep Guardiola, ka përjashtuar një largim nga Manchester City për Bernardo Silva, duke shtuar se klubi nuk kishte marrë kontakte nga Barcelona apo Paris Saint-Germain në lidhje me një transferim të mundshëm.

Admirimi i Barçës për Silvën ka qenë shumë publik këtë verë ndërsa PSG është lidhur me një lëvizje gjithashtu, megjithëse CEO i City, Ferran Soriano së fundmi insistoi se mesfushori portugez nuk kishte kërkuar të largohej nga klubi,përcjell ORAinfo.

Dhe duke folur përpara ndeshjes së Cityt në Premier League me Crystal Palace në fundjavë, Guardiola shtoi se klubet nuk kanë qenë në kontakt për të ardhmen e Silvës, dhe me kaq pak kohë të mbetur në afatin kalimtar veror, ai do të qëndrojë i vendosur.

“Ai do të qëndrojë këtu. Absolutisht. Ne nuk kemi asnjë telefonatë nga asnjë klub në lidhje me Bernardo Silva, kështu që ai po qëndron në skuadër”tha Guardiola./ORAinfo/

Komento: