Merr fund fejesa e Elvanës me Ervinin, ky është veprimi i këngëtares

22:54 | 24 Shkurt 2019

Elvana gjata duket se i ka dhënë fund fejesës.

Bukuroshja i është rikthyer skenës muzikore.

Ajo u pat zhdukur nga publiku pas sherrit në Ish Bllok.

Por, kjo ngjarje e rëndë duket se nuk ka mbaruar me kaq, por, ka çuar në fundin e fejesës së çiftit.

Në koncertin për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe që shënonte kthimin në skenë të këngëtares shqiptare, u vë re se Gjata nuk e mbante unazën.

Heqja e unazës nuk ka qenë aspak një truk i sugjeruar nga stilisti i saj, por një vendim që ajo ka marrë për t’u ndarë nga i fejuari.

Thuhet se për shkak të mungesës së komunikimit mes tyre, i fejuari do e marrë vesh nga mediet vendimin e saj për ta mbyllur këtë histori.

Këtë periudhë që ka qëndruar në heshtje sa u përket rrjeteve sociale, Elvana është vendosur në një nga hotelet e Prishtinës.

Shkak për të marrë këtë vendim është bërë edhe përfshirja në përplasjen me armë të kushëririt të saj, gjë që e ka futur këngëtaren në konflikt edhe me fisin e saj.

Sipas burimeve pranë këngëtares, ajo nuk e priste se mund të përshihej në një skandal të tillë me të fejuarin, një djalë që mësohet se e ka njohur që në gjimnaz, pasi e ka pasur shok shkolle.

Ritakimi më vonë ka bërë që mes tyre të lindin ndjenjat dhe të merrnin vendimin për të nisur një histori të re bazuar në konsideratat e dikurshme që ruanin për njëri-tjetrin.

Natyrisht që gjatë kësaj historie Elvana ka vuajtur jo pak peshën e paragjykimeve se u lidh me Ervinin për shkak të parave të tij.

Komento: