Merret vendim për Gnabryn

17:17 | 24 Qershor 2022

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit të anësorit Serge Gnabry nga klubi këtë verë.

26-vjeçari shijoi një sezon pjellor 2021-22 me gjigantët gjermanë, duke shënuar 17 gola dhe duke regjistruar 10 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, e ardhmja afatgjatë e Gnabry në klub kohët e fundit është vënë në pikëpyetje pas ardhjes së Sadio Mane nga Liverpool në fillim të kësaj jave.

Reprezentuesi gjerman ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në Allianz Arena, dhe megjithëse Salihamidzic dëshiron që anësori të qëndrojë, ai ka sugjeruar që një transferim nuk mund të përjashtohet nëse lojtari vendos të kërkojë klube të reja./ORAinfo/

Komento: