Merret vendimi përfundimtar: Ja sa banorë do të shkojnë në finalen e “Big Brother”

19:52 | 09 Shkurt 2022

Sa banorë do të shkojnë në finalen e “Big Brother”, merret vendimi përfundimtar.

Einxhel ishte ajo e cila mbrëmë dha një propozim për ‘Vëllaun e madh’.

Ajo kërkoi që shuma prej 15 mijë eurove që u shtua javë e kaluar në çmimin e madh të hiqet, dhe të shtohet një finalist më shumë, shkruan lajmi.net.

Pra, sipas saj nga katër finalistë sa do të jenë gjithsej, të bëhen pesë.

Arbana mbrëmë tha se ‘Vëllau i Madh’, do ta shqyrtojë propozimin dhe do të dal me një njoftim zyrtar.

Sot gjatë ditës, përmes një zarfi ‘Vëllau i Madh’ njoftoi se vendimi nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjtë.

“Big Brother ju njofton se vendimi për 4 finalistë mbetet i pandryshuar”, thuhej në zarf.

Beniada dhe Iliri janë dy finalistët e parë, dhe në televotim për dy finalistët e tjerë janë Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Monika.

Komento: