“Mezi pres të stërvitem me ju”, zbulohen detaje nga takimi i fshehtë i Xavit me Lewandowskin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Mezi pres të stërvitem me ju”, zbulohen detaje nga takimi i fshehtë i Xavit me Lewandowskin

15:54 | 03 Korrik 2022

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ishte duke pushuar me gruan e tij Anna në restorantin Lio të mërkurën.

Në të njëjtën kohë, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez shkoi në atë restorant.

Mediat ndërkombëtare raportuan se ai ishte një takim i fshehtë mes dyshes.

Ndërkohë, AS ka zbuluar detaje nga biseda që kishte dyshja.

“Mezi pres të stërvitem me ju”, raportohet t’i ketë thënë sulmuesi polak Xavit.

Megjithatë, transferimin e tij në Katalonja po e pengon Bayern Munichu, që po mundohet ta mbajë polakun në “Allianz Arena”.

Komento: