Milan afër trasnferimit të yllit të Tottenham

14:52 | 23 Gusht 2022

Milan në rrugë të mirë për të siguruar shërbimet e Tanganga.

Milan synon ta mbyll merkaton me transferimin e një mbrojtësi.

Gjatë merkatos së verës, Milan ka shqyrtuar disa opsione për mbrojtjen, duke nisur nga emra si Sven Botman, e deri tek ai i PSG, Abdou Diallo.

Megjithatë, shënjestra e fundit për Milan ka qenë Japhet Tanganga i Tottenham Hotspur, përcjell lajmi.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Milan janë në rrugë të mirë për të kompletuar transferimin e Tanganga.

Lëvizja pritet të jetë në formë huazimi.

Komento: