Milan dështoi, Botman po transferohet atje ku askush nuk e kishte menduar!

09:39 | 25 Qershor 2022

Milani s’po e bind as Botmanin – Newcastle shumë afër marrëveshjes me lojtarin

Përkundër që u duk si punë e kryer dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i lojtarit, Sven Botman tanimë është shumë larg Milanit.

Siç raportojnë mediet britanike, Newcastle United ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij me fanellën bardh e zi.

“Rossonerët” e kishin një dakordim në parim me lojtarin, por, siç duket, kjo çështje u zgjat së tepërmi dhe lojtari i iku nga duart.

Në të njëjtën mënyrë kampionët italianë duket se po e humbin edhe Renato Sanchesin, me lojtarin shumë afër pajtimit për t’u transferuar në “Parc de Princes”.

Komento: