Milan dhe Juventus në garë për yllin e Manchester Unitedit!

14:56 | 10 Prill 2022

Milan dhe Juventus në garë për Lingard

Juventus dhe Milan janë duke zhvilluar një “betejë” për transferimin e lojtarit të Manchester United, Jesse Lingard.

Veç klubeve italiane, anësori i Djajëve të Kuq ka admirues edhe në Premier League.

Siç raporton Goal, Lingard tashmë po përgatitet për jetën larg Old Trafford.

West Ham dhe Newcastle janë lidhur me një transferim të lirë të lojtarit këtë verë, ndërsa në Serie A janë të interesuar edhe Juventusi dhe Roma, përfshirë Milanin i cili ka shfaqur interesim për të që nga viti i kaluar.

Komento: