Milan dhe Liverpool afër shkëmbimit të madh

16:01 | 22 Gusht 2022

Një yll dhe 30 milionë euro, Bennacer transferohet te Liverpooli.

Oferta joshëse ka arritur, Ismael Bennacer transferohet në Anfield Road.

Ismael Bennacer mbrëmë realizoi golin e parë në Serie A këtë sezon duke shënuar ndaj Atalantës.

Bennacer është njëri nga lojtarët më të kërkuar saherë që hapet afati kalimtar.

Algjeriani është në shënjestrën e Liverpoolit dhe Reds madje kanë gati ofertën.

Calcio Mercato, shkruan se Liverpooli do t’ia ofrojë Milanit kartonin e Joe Gomez dhe 30 milionë euro në këmbim të Bennacer.

Rosonerët nuk e kanë gjetur ende zëvendësuesin e Kessie dhe për momentin nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Bennacer këtë afat kalimtar.

Komento: