Milan e zyrtarizon këtë jave këtë super sulmues – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan e zyrtarizon këtë jave këtë super sulmues

09:13 | 20 Qershor 2022

Origi te Milani, zyrtarizimi këtë javë

Divock Origi pritet që të zyrtarizohet këtë javë te Milani.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, sulmuesi belg do të udhëtojë drejt Milanit këtë javë për t’iu nënshtrua testeve mjekësore.

Pas testeve mjekësore, do të njoftohet zyrtarisht për kalimin e Origit te “Rossonerët”.

27-vjeçari në “San Siro” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon më 30 qershor.

Klubi anglez kishte njoftuar më herët se me Origin nuk kanë vazhduar bashkëpunimin, duke konfirmuar kështu largimin e tij.

Komento: