Milan gati të nënshkruaj me mesfushorin 7 milionësh

20:24 | 10 Gusht 2022

AC Milan ka kohë që është i interesuar për të nënshkruan me mesfushorin e FC Midtjylland, Raphael Onyedika.

Siç është raportuar nga Sport Mediaset, Milani mund ta ketë shumë më të lehtë në përpjekje për të nënshkruar me mesfushorin nga skuadra daneze tani që ata janë eliminuar nga Champions League në raundet kualifikuese nga Benfica, përcjell ORAinfo.

Ekipi danez, nuk mund të llogarisin në të ardhurat e fazës së grupeve për sezonin e ardhshëm, kjo i lë ata më të hapur për të fituar para nga lojtari, ndërkohë që ata e dinë se ka interes të madh.

Klubi citoi një çmim prej 7 milionë eurosh për nigerianin dje dhe tani ka të ngjarë që Milani të përfundojë marrëveshjen me një ofertë të asaj shume.

21-vjeçari është një propozim tërheqës për Milanin, por ka opsione të tjera si mesfushori i Hellas Verona, Ivan Ilic, i cili tashmë e njeh mirë Serinë A. /ORAinfo/

Komento: