Milan gjen zëvendësuesin e Romagnolit te PSG

22:31 | 03 Korrik 2022

Paolo Maldini dhe Ricky Massara po kërkojnë një qendërmbrojtës në treg për të zëvendësuar Alessio Romagnolin, të cilit i ka skaduar kontrata me Milanin.

Ata i kanë vënë sytë te lojtari i PSG-së, thuhet në një raport.

Pasi humbi Sven Botman, i cili ishte objektivi i tyre nr.1 për një kohë të gjatë, duket se Milani do të zgjedhë një zgjidhje më të lirë për mbrojtjen. Paratë e mbetura do të përdoren për të bërë përforcime edhe më të mira për sulmin, përcjell ORAinfo.

Sipas La Repubblica, objektivi kryesor i Maldinit për mbrojtjen është Abdou Diallo. Ndërkombëtari senegalez pritet të largohet nga Paris Saint-German këtë verë për të marrë më shumë kohë për të luajtur dhe Milani mund të jetë destinacioni.

Milani e dëshiron atë në një huazim me një opsion për të blerë, sipas raportit, dhe mbetet për t’u parë nëse pala franceze do ta pranojë këtë. Së shpejti, kuqezinjtë mund të përshpejtojnë negociatat dhe të përpiqen të mbyllin marrëveshjen./ORAinfo/

Komento: