Milan hidhet në “gjah” për lojtarin e Arsenalit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan hidhet në “gjah” për lojtarin e Arsenalit

21:14 | 01 Korrik 2022

AC Milan, është i interesuar për qendërmbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, i cili ende nuk është paraqitur për Topçinjtë.

AC Milan humbi Sven Botman pavarësisht se e kishte ndjekur për më shumë se gjashtë muaj.
Reprezentuesi holandez i bashkohet Newcastle United në një marrëveshje që mund të kushtojë mbi 40 milionë euro, përfshirë bonuset.

Kuqezinjtë do të vazhdojnë të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës të ri këtë verë dhe janë në kërkim të alternativave, përcjell ORAinfo.

Gazetari Nicolo Schira raporton se AC Milan është i interesuar për mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba.

Qendërmbrojtësi francez iu bashkua Arsenalit në vitin 2019 për një tarifë prej 30 milionë euro, por ende nuk ka bërë debutimin e tij zyrtar me Topçinjtë. Në vend të kësaj, Saliba është huazuar për tre vitet e fundit.

21-vjeçari e kaloi sezonin e fundit te Marseille. Saliba luajti një rol kyç për skuadrën e Jorge Sampaolit duke bërë gjithsej 52 paraqitje me Marsejën në të gjitha garat. Klubi francez dëshironte të mbante William për një sezon më shumë, por lojtari është rikthyer në Arsenal duke pritur për të kuptuar të ardhmen e tij./ORAinfo/

Komento: