Milan i etur të nënshkruajë me talentin 35 milionësh nga Belgjika

14:08 | 02 Korrik 2022

Milan është shumë i etur për nënshkrimin e Charles De Ketelaere nga Club Brugge, por çmimi i tij është një problem për kuqezinjtë.

Siç është raportuar nga Milan News, kampionët belg të Jupiler League duan një tarifë prej 35 milionë euro për të riun belg.

21-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë në Belgjikë dhe po tërheq vëmendjen e Milanit, por edhe të skuadrave të Premierligës.

Mesfushori sulmues është një nga objektivat e preferuar të drejtuesve të kuqezinjve dhe ata mendojnë se ai përshtatet me formën e strategjisë së tyre të transferimit, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ekziston një pengesë e madhe për këtë lëvizje dhe kjo është çmimi prej 35 milionë eurosh, i cili do të ishte një përqindje e madhe e buxhetit të transferimit të Milanit.

Ai bëri 33 paraqitje për Club Brugge teksa ata fituan titullin dhe ai arriti të shënojë 14 herë dhe të marrë shtatë asistime. Ai mori një asistim nga gjashtë paraqitjet e tij në Champions League sezonin e kaluar. /ORAinfo/

Komento: