Milan ia plotëson dëshirën Piloit, e ‘blindon’ këtë lojtar

11:32 | 31 Gusht 2022

Trajneri Pioli bllokon transferimin e Ballo Toure te Fulhami.

Ballo Toure do të qëndrojë në ‘San Siro’.

Ditëve të fundit, Ballo Toure është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Fulham, por një lëvizje e tillë nuk do të bëhet.

Sipas raportimeve të Daniele Longo, Stefano Pioli ka pasur plane të tjera lidhur me lojtarin, përcjell lajmi.

Trajneri italian ishte decisiv në bllokimin e transferimit të Toure te Fulham.

Tentimet nga skuadra angleze kanë vazhduar deri në fund por tani nuk ka hapësira për të ndryshuar situatën

Komento: