Milan jep detaje për gjendjen e Tonalit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan jep detaje për gjendjen e Tonalit

18:32 | 07 Gusht 2022

Rossonerët kanë marrë një lajm të keq.

Milan raportohet se janë optimist për gjendjen e Sandro Tonalit pas lëndimit të tij gjatë një miqësore kundër Vicenzas

Mesfushori 22 vjeçar u largua me dhimbje duke çaluar në fushë gjatë pjesës së dytë, ku Kuqezinjtë fituan me rezultat 6-1 kundër Vincenzas dje, ku besohej që ai kishte pësuar një tërheqje muskulore në ije. Fillimisht, kishte shqetësime që Tonali do të jetë jashtë minimumi një muaj, duke bërë që Milan të bënte një test mjekësor.

Siç raporton MilanNews.it. stafi mjekësor i Milan tani janë optimist dhe ata nuk janë aq të shqetësuar për lëndimin testet e të cilit do të bëhen nesër. 22 vjeçari është i qetë, që tregon që gjërat nuk mund të jenë aq serioze sa u dukën fillimisht.

Kuqezinjtë po ashtu besojnë që gjendja e Junior Messias është më e mirë së në fillim, edhe pse testet do ta konfirmojnë këtë gjë nesër.

Komento: