Milan me trasnfer të madh nga Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan me trasnfer të madh nga Chelsea

11:20 | 22 Qershor 2022

Milan në negociata të avancuara për huazimin e Ziyech.

Hakim Ziyech është drejt transferimit në ‘San Siro’.

Skuadra e Milan po punon në drejtim të një huazimi për marokenin Hakim Ziyech.

Antonio Vitiello insiston se ‘Rossoneri’ tashmë kanë progresuar në negociata dhe janë afër të finalizojnë një marrëveshje, transmeton lajmi.

Milan duhet t’i paguajnë ‘Bluve’ të Londrës një shumë prej 5 milionë eurove për huazimin e lojtarit.

Më pas, në marrëveshje përfshihet edhe një klauzolë për opsionin e blerjes së plotë.

Nëse Milan duan ta blejnë kartonin e Ziyech, ata duhet të paguajnë 20 milionë euro për të.

Komento: