Milan po e ndjek nga afër Adrien Tameze pasi dështoi të nënshkruajë Renato Sanches, i cili i është bashkuar PSG-së. Hellas Verona tashmë ka hequr dorë nga lojtari, i cili është vlerësuar në dhjetë milionë euro.
Milani është ende në treg në kërkim të një nënshkrimi në mesfushë. Italianët nuk kanë shkuar shumë larg në kërkim, pasi objektivi i tyre luan për Hellas Verona. Mesfushori mbrojtës 28-vjeçar kamerunian është Adrien Tameze, përcjell ORAinfo.
Hellas Verona shprehet shumë pesimiste për vazhdimësinë e mesfushorit, pasi sezoni i tij madhështor e ka bërë atë të jetë objektivi i disa skuadrave. Skuadra Veroneze e ka vlerësuar lojtarin në rreth dhjetë milionë euro./ORAinfo/